Ish-sulmuesi dhe trajneri i Real Madridit, Jorge Valdano, ka folur për emërimin e Alvaro Arbeloas si trajner i ekipit të parë pas largimit të Xabi Alonsos.
“Ai e njeh klubin nga brenda e nga jashtë, pasi ka punuar atje për shumë vite. Ai e njeh Xabi Alonson dhe është sigurisht shumë i informuar për atë që po ndodh në ekipin e parë.
“E tëra çfarë mund të bëjmë është të shohim se si ai ndërton një ekip që do të garojë për fitore në të gjitha garat, gjë që pritet gjithmonë nga Real Madridi”, shtoi ai.
Real Madridi u nda dje nga Xabi Alonso dhe Alvaro Arbeloa zuri vendin e tij si trajner i Los Blancos.
/GazetaBlic Sport


