Lajme

“Gënjeshtër e pastër – s’kam çka të bëj me edukatën tënde, ti s’e njeh këtë zanat”, Meliza Haradinaj i reagon Haxhiut për deklaratën e tij për takimet e Osmanit

01/12/2026 22:20
nga:G B

Meliza Haradianj, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, është lidhur në “Pressing” të T7, për t’i reaguar gazetarit Baton Haxhiu.

Haradinaj tha se Haxhiu as në mënyrë indirekte nuk ka ndërmjetësuar ndonjë takim të Vjosa Osmanit sa i përket Asociacionit.

“Presidentja Osmani asnjëherë nuk ka pasur takime që janë ndërmjetësuar qoftë edhe indirekt nga Baton Haxhiu, e aq më pak ku ka dhënë garanca për zbatim të Asociacionit. Kjo është një gënjeshtër e apstër”, tha Haradinaj.

Pas kësaj dekalrate asaj i reagoi gazetari Baton Haxhiu.

“Meliza e para nuk kam çfarë të bëjë të edukatës tënde, sepse jo rallë herë e mban këtë nivel të edukatës. Të i thuash gënjeshtër duhesh me pas argumente, sepse ti as nuk e njeh këtë zanat as nuk e ke pasur kurrë”, tha Haxhiu.