Lajme

SHBA revokon mbi 100,000 viza: Do të vazhdojmë t’i dëbojmë këta rrugaçë për ta mbajtur Amerikën të sigurt

01/12/2026 18:15
nga:G B

Departamenti i Shtetit revokoi më shumë se 100,000 viza të huaja në vitin 2025, më shumë se dyfishin e numrit të vitit 2024 në vitin e fundit të administratës së Presidentit Joe Biden, raportoi Fox News.

Kjo shifër është një rekord historik dhe vjen pas urdhrit ekzekutiv të ditës së parë të presidentit Donald Trump për verifikimin e të huajve. Në vitin 2024, DASH kishte revokuar 40,000 viza.

Rreth 8,000 studentë dhe 2,500 punëtorë të specializuar gjithashtu humbën statusin e tyre ligjor. Një zëdhënës i DASH tha se shumica e studentëve dhe punëtorëve që humbën vizat kishin pasur përballje me organet e zbatimit të ligjit.

Në gusht të vitit 2025, administrata Trump njoftoi se po rishikonte të gjithë 55 milionë të huajt që kishin viza të vlefshme për SHBA-në.

DASH-i e festoi këtë duke shkruar në faqen zyrtare në Facebook: “Ne do të vazhdojmë t’i dëbojmë këta rrugaçë për të mbajtur Amerikën të sigurt”.