Sporti

Sonte zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të në Superligën e basketbollit

01/11/2026 08:29
nga:Genita C

Sonte zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të në Superligën e basketbollit kosovar.

Nga ora 17:00, takimi kryesor i kësaj jave zhvillohet në Mitrovicë me sfidën ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, dy skuadrat rivale, me traditë dhe me shumë trofe në basketbollin e Kosovës.

Pas 13 ndeshjeve, ‘Xehetarët’ janë liderë me dhjetë fitore e tri humbje, ndërsa bardhekaltrit kanë shtatë fitore e gjashtë humbje.

Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme në ‘Minatori’, si gjithmonë në duelet derbi mes këtyre dy skuadrave.

Java e 14-t mbyllet me sfidën ndërmjet Vëllaznimit dhe GO+ Pejës, e cila nis në ora 19:30.

Kuqezinjtë numërojnë katër fitore e nëntë humbje, kurse verdhezinjtë tetë fitore e pesë humbje, andaj shihet si një përballje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat.