Barcelona e ka identifikuar sulmuesin e ri pasues të Robert Lewandowskit.
Ndër kandidatët kryesorë për të forcuar sulmin është argjentinasi Julian Alvarez, transmeton GazetaBlic Sport.
Ai aktualisht kryeson listën e ngushtë të klubit katalanas dhe drejtuesit po e monitorojnë në mënyrë aktive lojtarin e Atlético Madrid.
Këtë sezon, sulmuesi argjentinas ka luajtur 24 ndeshje për klubin madrilen, duke shënuar njëmbëdhjetë gola dhe duke dhënë pesë asiste. Transfermarkt e vlerëson atë në 100 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/


