Sporti

Duelin prestigjoz Sinner-Alcaraz në Seul e fiton spanjolli

01/10/2026 11:09
nga:Mergim Rreci

Dueli i parë mes Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner për 2026-ën i shkon spanjollit.

Ndeshja prestigjoze e mbajtur në Seul u dominua nga tenisti iberik, i cili mundi italianin në dy sete me shifrat 7-5, 7-6.

Ndeshja, e cila zgjati më pak se dy orë, ishte një spektakël më vete pasi të dy protagonistët luajtën pa presion.

Tifozët e këtij sporti do presin pak ditë për të përjetuar një ndeshje të luftuar mes tenistëve, të cilët pritet që të shkojnë deri në fund në “Australian Open 2026”.