Sporti

E konfirmon Flick: Yamal është 100% gati për finalen ndaj Real Madrid

01/10/2026 10:15
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është paraqitur në konferencë për shtyp para finales ndaj Real Madrid.

Ndër të tjera, Flick ka konfirmuar se Yamal është 100% gati për ndeshjen e nesërme, kurse ka respektuar skuadrën kundërshtare, transmeton GazetaBlic Sport.

“Lamine është gati për ndeshjen e nesërme. Real Madridi është një ekip fantastik me cilësi të jashtëzakonshme dhe lojtarë shumë të mirë, por unë përqendrohem te ekipi im. Shpresojmë të fitojmë trofeun nesër”, deklaroi Flick.

/GazetaBlic Sport/