Mëngjesi i 7 janarit nuk qe i zakonshëm për deputeten Blerta Deliu-Kodra.
Me të hapur sytë, në telefonin e saj ajo kishte parë një mesazh i cili po e paralajmëronte që urgjentisht duhej të paguante një gjobë trafiku.
Fillimisht, Deliu-Kodra për KIKS-in tha se iu duk goxha e besueshme.
Menjëherë, ajo kishte filluar procedurat për konfirmim.
Me të konfirmuar nga “ekosova” se nuk ka asnjë gjobë të shqiptuar, e kishte kuptuar se bëhet fjalë për një skemë mashtrimi.
Deliu menjëherë kishte bërë një paralajmërim në profilin e saj në Facebook.
Pas atij postimi, ajo për KIKS-in tha se i ishin lajmëruar shumë njerëz që kishin pranuar mesazhin e njëjtë.
Madje një mike e saj, e cila kishte rënë pre e mashterimit, kishte paguar 1000 euro.
Për KIKS Kosovën, ajo tha se pret që policia të ndërmarrë hapat e duhur.
Gjithashtu Deliu thotë se është e nevojshme që qytetarët të sensibilizohen në mënyrë që të mos biejnë pre e këtyre mashtrimeve.


