Raportimet në Itali pretendojnë se Juventusi ka arritur një marrëveshje për të ndërprerë kontratën e ish-trajnerit të tyre, Igor Tudor.
Ish-trajneri i Juventusit, Tudor, ka rënë dakord të ndërpresë kontratën e tij me Bianconerët, transmeton GazetaBlic Sport.
Juventusi e kishte shkarkuar teknikun kroat në tetor, duke sjellë Luciano Spalletti-n si zëvendësim, por Tudor ishte ende nën kontratë deri në vitin 2027.
Tani që të dyja palët kanë arritur një marrëveshje, Tudor do të jetë i lirë të nënshkruajë me çdo klub tjetër të huaj, pasi rregullat nuk e lejojnë atë të marrë drejtimin e një klubi tjetër të Serie A në sezonin 2025-26.
Tudor zëvendësoi Thiago Motta në mars të vitit 2024 dhe arriti kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
/GazetaBlic Sport/


