Fituesi i fundit i “Topit të Artë” nga Gjermania, Matthias Sammer, beson se Manuel Neuer duhet të kthehet në ekipin kombëtar gjerman për Kupën e Botës në verë.
“Manuel është një portier i klasit botëror me karizëm të jashtëzakonshëm. Përveç kësaj, ai ka një karakter të klasit botëror”, tha legjenda e Borussia Dortmund për Sport Bild, transmeton GazetaBlic Sport.
“Manuel është aq i mirë sa duhet ta kesh në ekip. Nuk shoh një skenar ku ai nuk do të ishte i dobishëm për ekipin. Por ai vetë duhet ta dëshirojë këtë”, shtoi Zamer.
Neuer, 39 vjeç, u tërhoq nga ekipi kombëtar pas Euro 2024 dhe më pas deklaroi disa herë se nuk do të kthehej më.
Pasardhësi i tij, Marc-Andre ter Stegen, mungoi për disa muaj pas një operacioni në shpinë, kështu që Oliver Baumann i Hoffenheimit luajti në të gjashtë ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.
/GazetaBlic Sport/


