Sporti

I skadon kontrata me Brisol City, interesim nga skuadra e Premier League dhe Ligue 1 për Anis Mehmetin

01/06/2026 09:15
nga:Mergim Rreci

Futbollisti shqiptar i Bristol City-t, Anis Mehmeti, ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me klubin anglez, çka sipas rregullores së FIFA-s i mundëson të nisë bisedime zyrtare me skuadra të tjera për të ardhmen e tij.

24-vjeçari, i cili aktivizohet në Championship, po kalon një sezon shumë të mirë me Bristol City-n. Në 26 paraqitje, Mehmeti ka realizuar 8 gola dhe ka dhënë 6 asistime, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës.

Forma e tij pozitive nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi disa klube të Premier League kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.

Sipas medieve angleze, në garë për futbollistin e lindur në Londër është futur edhe një skuadër nga Ligue 1 franceze.

E ardhmja e Anis Mehmetit pritet të jetë një nga temat më të diskutuara në afatin kalimtar të ardhshme, teksa ai synon një hap të rëndësishëm në karrierën e tij profesionale.