Lajme

Zjarr në një objekt në rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

01/05/2026 13:59
nga:G B

Një zjarr ka përfshirë një objekt në rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë rreth orës 12:00 të ditës së sotme, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

Nga informacionet fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e këtij incidenti.

“Rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në rrugën Enver Zymberi në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka njoftuar Pllana.