Lajme

Ky person po kërkohet për vjedhje, lajmërojeni Policinë nëse e njihni

01/05/2026 13:59
nga:G B

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim, në identifikimin e një personi të dyshuar.

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale  “Vjedhje”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit:[email protected].” – njoftoi Policia.