Lajme

Vdekja e Nexhat Dacit, reagon Hykmete Bajrami

01/01/2026 12:12
nga:Genita C

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Daci, duke e cilësuar vdekjen e tij humbje të madhe për familjen, miqtë dhe shoqërinë, si dhe duke vlerësuar kontributin e tij në jetën akademike, publike dhe shtetërore të vendit.

Postimi i plotë:

Më mërziti lajmi për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Dacit, ish-kryetar i Kuvendit të Republikës.

Vdekja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë shoqërinë.

Akademik Nexhat Daci do të mbahet mend dhe do të kujtohet për kontributin e tij në jetën akademike, publike dhe shtetërore të vendit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e njohën.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!