Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan.
Vdekjen e tij e konfirmoi ekipi mjekësor, ndërsa një dëshmitar i ka thënë policisë se ai ka qenë duke jetuar i vetëm..
Policia tha gjithashtu se po e heton rastin.
“Gjilan 31.12.2025 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në shtëpinë e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas dëshmitarit viktima ka qenë duke jetuar i vetëm. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.


