Lajme

Vrasje në tentativë në Viti, arrestohen pesë persona

01/01/2026 09:43
nga:Y I

Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “vrasje në tentativë” në fshatin Dobresh të Vitisë.

Sipas njoftimit policor, të mërkurën rreth orës 10:55, të dyshuarit, të gjithë meshkuj kosovarë, janë përfshirë në një rrahje mes vete, gjatë së cilës kanë sulmuar njëri-tjetrin me mjete të forta.

Si pasojë e incidentit, të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas trajtimit mjekësor dhe intervistimit nga organet e rendit, me vendim të prokurorit kompetent, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Dobresh, Viti 31.12.2025 – 10:55. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se janë përfshi në rrahje në mes veti duke sulmuar njëri-tjetrin me mjete të forta. Si pasojë e rrahjes të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.