Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, në një konferencë për media, ka folur para ndeshjes së radhës kundër Sunderlandit.
Sipas tij, ‘Qytetarët’ i pret një sfidë e vështirë. City ka fituar nëntë ndeshje radhazi në të gjitha garat që nga humbja ndaj Bayer Leverkusen në fund të nëntorit, duke regjistruar kështu serinë më të gjatë fitoreve që nga fundi i sezonit 2023-24.
Guardiola shpreson ta vazhdojë këtë ecuri kundër Black Cats, të cilët janë pa humbje në nëntë ndeshjet e fundit në Stadium of Light.
“Janë të fortë. E mbaj mend sezonin e parë kur shkuam atje, tifozët ishin të jashtëzakonshëm. Ata mundën Newcastle dhe Aston Villan, Arsenal nuk mundi të fitonte,” tha Guardiola.
“Ne u përballëm me ta disa javë më parë. Ata po bëjnë një sezon të pabesueshëm. Pas promovimit, mund të vazhdosh me grupin ekzistues ose, siç kanë bërë ata, të sjellësh 14 lojtarë të rinj – dhe nuk është e lehtë të përshtaten. Regis (Le Bris) e ka bërë punën shumë mirë,” shtoi trajneri spanjoll.
Guardiola gjithashtu konfirmoi se afati dimëror është e mbyllur, duke hedhur poshtë çdo spekulim për Antoine Semenyo dhe Oscar Bobb.
“Dritarja e transferimeve është plotësisht e mbyllur”, theksoi strategu spanjoll.
Ndeshja e së shtunës shënon përfundimin e pjesës së parë të sezonit, pa përballje ndaj Chelsea, dhe Guardiola paralajmëron se Sunderland do të jetë një test serioz për Cityn.


