Gazetarja e Klan Kosovës, Blerina Doshlaku ka shkuar për vizitë te nëna Ferdonije në shtëpinë muze të familjes Çerkezi në Gjakovë.
Nëna Ferdonije foli për festat e fundvitit, se si i festonte para tragjedisë që i ndodhi familjes së saj.
“E kemi prit qysh pritet te një familje që është e gëzueshme”, u shpreh ajo.
Megjithatë, pas vitit 1999, festat në shtëpinë Çerkezi nuk kishin më ngjyrë.
“Nuk kam shkuar më askund, kur s’e kam familjen, kjo datë nuk më dukej interesant. E kam prit vet”, tha tutje nëna Ferdonije.
Kujtojmë se eshtrat e dy djemve të saj janë gjetur, ndërsa ende nuk është zbardhur fati i dy djemve tjerë si dhe bashkëshortit.


