Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, po e shijon partneritetin e tij me Gerard Martin, duke vlerësuar qëndrueshmërinë e shkëlqyer të këtij të fundit që kur Hansi Flick e zhvendosi nga pozicioni i mbrojtësit të majtë në atë të qendrës.
“Gerard Martin po kalon një sezon spektakolar. Ai është një djalë shumë punëtor. Kjo e ka ndihmuar kur i është dashur të përparojë. Tani duhet të ndajmë partneritetin në qendër të mbrojtjes dhe ai po bën shumë mirë”, tha Cubrasi.
Cubarsi foli gjithashtu për përgatitjen e tij.
“Mentalisht, po bëj mirë. Gjithmonë kam qenë një djalë shumë i përqendruar” shtoi mbrojtësi i talentuar.
“Dëshira për të vazhduar të përmirësohem gjithashtu ndihmon. Është e vështirë ta bësh çdo tre ditë, por nëse jep gjithçka, gjithmonë do të shpërblehesh.”
/GazetaBlic Sport


