Sipas Mundo Deportivo, Interi është i hapur për të shitur Stefan de Vrij në afatin kalimtar të janarit nëse nënshkruan një qendërmbrojtës të ri.
Kontrata e mbrojtësit holandez skadon në fund të sezonit.
33-vjeçari është shfaqur si një objektiv afatshkurtër për Barcelonën për të forcuar mbrojtjen e tyre në afatin kalimtar të dimrit.
Interi ka identifikuar Mario Gila të Lazios dhe Tarik Muharemovic të Sassuolo-s si objektiva të mundshëm, gjë që mund të hapë derën për largimin e De Vrij.
Lojtari holandez po kërkon kohë të rregullt loje për të siguruar një vend në kombëtare për Kupës së Botës.
/GazetaBlic Sport


