Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar bashkëluftëtarët me rastin e Ditës së Veteranit, duke kujtuar sakrificat, qëndresën dhe rrugën e vështirë drejt lirisë, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi mobilizimin pas sulmit mbi familjen Jashari dhe rolin e aleatëve në fitoren ndaj armikut, duke e quajtur këtë ditë një ditë krenarie dhe lavdie për Kosovën.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkëluftëtarë, Kaluam së bashku ditë të paharruara, me vështirësi e flijime, të pikëlluar kur humbnim shokët, të lumtur kur korrnim fitore.
Që nga sulmi i parë mbi familjen Jashari, që ndezi mobilizimin e përgjithshëm për liri e pavarësi, rruga jonë u bë rrugë sakrifice, vendosmërie dhe qëndrese.
Bashkë mposhtëm armikun e i sollëm lirinë vendit krah aleatëve. Urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie. Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!


