Lajme

Këta janë kandidatët që po kryesojnë nga secila parti

12/29/2025 17:16
nga:G B

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje po prijnë deri në këto momente, sipas rezultateve të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas KQZ-së, deri tani janë numëruar 4.77 për qind e votave, përkatësisht 122 kuti votimi.

Pas Lëvizjes Vetëvendosje renditen Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lista Serbe dhe më pas Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Pesë kandidatët më të votuar deri në këto momente nga Lëvizja Vetëvendosje janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla.

Në PDK, më së shumti vota kanë marrë: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidatët më të votuar janë: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.

Ndërsa në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, sipas KQZ-së, prin Ramush Haradinaj, i ndjekur nga Besnik Tahiri, Daut Haradinaj, Bekë Berisha dhe Burim Ramadani.