Superkupa e Italisë e vitit të ardhshëm do të vendoset në një ndeshje dhe nuk do të ketë turne në Riad.
Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Serie A, Ezio Maria Simonelli.
“Nuk kemi më nevojë për dy gjysmëfinale. Vitin tjetër Kupa e Azisë do të mbahet në Riad dhe sauditët na kanë paralajmëruar tashmë se po e anulojnë. Pra, jemi të lirë të zgjedhim datën dhe vendin”, tha Simonelli.
“Ideja ime është të kthehemi te formula klasike – një finale midis kampionit dhe fituesit të Kupës së Italisë. Nëse kthehemi te kjo formulë, kjo mund të jetë në fillim të sezonit, siç ishte në të kaluarën. Por ka zgjedhje që Këshilli i Ligës duhet të bëjë, si dhe të përcaktojë një vend për finalen”, shtoi ai për radion Anke i Sport.
Në vitin 2025, Napoli, Milani, Interi dhe Bologna garuan për Superkupën, me trofeun që u fitua nga skuadra e Antonio Contes.
/GazetaBlic Sport


