Ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka falënderuar qytetarët që kanë zgjedhur të votojnë Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në festën e LVV-së në sheshin e Prishtinës, Konjufca ka treguar edhe arsyet kryesore që kanë çuar drejt fitores së kësaj partie.
Sipas Konjufcës, “lufta” kundër Serbisë e zhvillimi ekonomik kanë qenë arsyet kryesore për fitoren e VV-së.
“Do të mundohem të shpjegoj se çfarë ndodhi në këto zgjedhje dhe për këtë i kam vetëm dy fjalë. Ata që e luftojnë Serbinë, ata që e zhvillojnë ekonominë, ata që e mundësojnë sigurinë, ata që e sjellin begatinë, askush nuk mundet mi blloku. Ky pra është rezultati i zgjedhjeve”, tha Konjufca.


