Mjekja Afërdita Rama nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ka ka thënë se sot është dashur të lëshojë vërtetime për pacientë me sëmundje kronike që kanë dashur të votojnë, por që u nevojitet asistenca e një familjari.
“Kam pacientë të mi që 26 vjet si specialiste e Mjekësisë Familjare që i përcjelli çdo herë.Atyre pacientëve që ua kemi lëshuar këto vërtetime janë me sëmundje kronike dhe janë persona që kanë shprehur dëshirën për votim. Nuk i kanë lejuar. Ata vuajnë prej disa sëmundjeve që kanë nevojë me një përcjellës familjar me i asistu për votim”, ka thënë Rama në Maratonën Zgjedhore të Klan Kosovës.
“Për atë gjendje të tyre i kanë diagnozat që i kemi bërë. Kemi pasë një rast që ka qenë i verbër, i lindur i verbër, ka pasur vërtetimin që është i verbër. Ia kanë mohu të drejtën, është dashtë me ardhë pa familjarin, me ia shkru unë të njëjtën për me ia mundësu me votu pacienti”.
“Faktikisht, këtu janë pacientë që i kam çdo herë, që vërtet kanë nevojë për një përcjellje të familjarit për votim”.


