Daut Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Zgjedhjeve, duke theksuar se kjo është dita kur vendoset për e ardhmja e vendit, raporton GazetaBlic.
Ai i ka ftuar qytetarët që të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike, duke votuar për njerëzit dhe mandatin që besojnë se do t’i udhëheqin me përgjegjësi dhe dinjitet.


