Lajme

Merr flakë kulmi i një shtëpie në “Bregun e Diellit” në Prishtinë, zjarrfikësit e policia e vendosin situatën nën kontroll

12/27/2025 12:45
nga:Sh R

Kulmi i një shtëpie në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë është përfshirë nga flakët.

Zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe e kanë vendosur situatën nën kontroll.

Policia ndërkohë ka arritur që të evakuojë banorët që kanë qenë brenda, duke evituar rrezikun.