Lajme

Salianji vijon takimet me demokratët, nesër në Shkodër

12/26/2025 21:28
nga:Y I

Anëtari i kryesisë së PD-së, Ervin Salianji përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar takimin e radhës me demokratët.

Sipas postimit, takimi i radhës i Salianjit është me demokratët e Shkodrës më 27 dhjetor.

Takimi do të mbahet në orën 18:00 tek hotel “Rozafa”.

“Nesër, shihemi në Shkodër, Hotel Rozafa (ish turizmi), ora 18:00”, shkruan Salianji.