Lajme

Mulaj fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të LDK-së: Ky do të jetë tubimi i fundit para ndryshimit dhe para festës së madhe të Kosovës

12/26/2025 11:16
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Dr. Sci, Besim Mulaj, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në tubmin përbyllës të partisë, raporton GazetaBlic.

Mulaj thotë se po i afrohemi momentit vendimtar, ku ky do të jetë tubimi i fundit para ndryshimit dhe para festës së madhe të Kosovës.

Postimi i plotë:

📌 FTESË – TUBIMI PËRMBYLLËS I LDK-SË

Po i afrohemi momentit vendimtar. Ky është tubimi i fundit para ndryshimit dhe para festës së madhe të Kosovës.

Një takim i shpresës, i vendosmërisë dhe i fitores ✌️

Një mbrëmje ku e mbyllim fushatën së bashku, me besim të plotë dhe bindje se ndryshimi po vjen.

Ju ftoj të bashkohemi në tubimin përmbyllës të Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK, për ta dëshmuar forcën tonë, unitetin dhe vizionin për Kosovën që duam.
LDK – shpresa që fiton. 🇽🇰

#BesimMulaj79

#LumirAbdixhiku1
#Ldk123