Lajme

Peci për dhënien e ndihmës financiare nga Qeveria- Këto ndihma merren sot, por nesër mund të mos të mos jenë më

12/25/2025 16:02
nga:Y I

Lulzim Peci nga KIPRED ka thënë se dhënia e ndihmës financiare kategorive të ndryshme shoqërore në mënyrë ad hoc, përveçse që përbën keqpërdorim të buxhetit për nevoja elektorale të VV-së, nxjerr në pah një fakt thelbësor, dhe ate mungesën e politikave sociale të mirëfillta.

Ai tha se dhënia kuturu e këtyre ndihmave nga paratë e taksapaguesve të Kosovës tanimë është shndërruar në një fenomen të diskrecionit qeveritar, pa mbështetje ligjore dhe buxhetore.

“Këto ndihma merren sot, por nesër mund të mos të mos jenë më. Shijojini ato, por kur ndihma financiare lidhet drejtpërdrejt me fushatat zgjedhore, shija e tyre humbet shpejt. Për më tepër, pas një kohe mund të ndiheni edhe të mashtruar. Prandaj, do të ishte mirë që pastaj të mos e mbani këtë ndjenjë me vete, për shkak të mjegullimit të gjykimit në një moment të caktuar” shkruan Peci raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Dhënia e ndihmës financiare kategorive të ndryshme shoqërore në mënyrë ad hoc, përveçse që përbën keqpërdorim të buxhetit për nevoja elektorale të VV-së, nxjerr në pah një fakt thelbësor, dhe ate mungesën e politikave sociale të mirëfillta, të cilat do të vendosnin bazat për një trajtim të qëndrueshëm dhe të rregulluar me ligj.

Dhënia kuturu e këtyre ndihmave nga paratë e taksapaguesve të Kosovës tanimë është shndërruar në një fenomen të diskrecionit qeveritar, pa mbështetje ligjore dhe buxhetore, si dhe pa asnjë mekanizëm real të mbikëqyrjes parlamentare.

Këto ndihma merren sot, por nesër mund të mos të mos jenë më. Shijojini ato, por kur ndihma financiare lidhet drejtpërdrejt me fushatat zgjedhore, shija e tyre humbet shpejt. Për më tepër, pas një kohe mund të ndiheni edhe të mashtruar. Prandaj, do të ishte mirë që pastaj të mos e mbani këtë ndjenjë me vete, për shkak të mjegullimit të gjykimit në një moment të caktuar.

Partitë në fushatat zgjedhore duhet të maten e vlerësohen mbi bazën e programeve të tyre, lidershipit dhe ekipeve profesionale që i mbështesin, në mënyrë që gara të jetë e barabartë.
Prandaj, legjislatura e re duhet t’i ndalojë me ligj ndërhyrjet e tilla në fushatat zgjedhore.