Lajme

34-shi i LDK-së, Florian Dushi, tregon prioritetet e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës

12/25/2025 16:14
nga:G B

Florian Dushi mban numri 34 në listën e LDK-së për kandidat ëpr deputet të Kuvendit.

Ai për Gazeta Blic ka treguar cilat janë prioritetet e tij nëse siguron ulëse në Kuvend, teksa sistemi i drejtësisë është prioritet.

“Unë nisem nga e kaluara ime, përgjegjësitë që kam mbajtur në të kaluarën duke qenë Këshilltar i Lartë i ish-Ministres së Drejtësisë, Nekibe Kelmendi dhe pastaj sekretar permanent në Ministrinë e Drejtësisë dhe dy herë zëvendës Ministër në Ministrinë e Drejtësisë, periudha në të cilën janë bërë punë jashtëzakonisht të mira për sistemin e drejtësisë. Konsiderojë se sistemi i drejtësisë do të ishte prioriteti im kryesor dhe më i rëndësishëm. Gjatë kohës kur unë do të marr, nëse do të marr përgjegjësinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, konsideroj që sistemi i drejtësisë gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes ka qenë jashtëzakonisht i atakuar dhe i pambështetur madje me tendenca të qarta të kësaj qeverie të ndërhyje dhe për aq sa mundet të kontrollojë sistemin e drejtësisë. Prandaj unë konsideroj se ka mjaft se çka të bëhet brenda e përbrenda sistemit të drejtësisë, politika e ekzekutivit duhet të qëndrojë larg natyrisht të ndërtojë politika të tilla të cilat do të ndihmojnë funksionimin e këtij sistemi në mënyrë të veçantë ta bënin që brenda këtij sistemi të ketë procedura dhe lehtësime sa i përket qasjes së qytetarëve dhe zgjidhjes së problemeve që ata kanë brenda këtij sistemi’, ka deklaruar Dushi./Gazeta Blic/