Kandidati për deputet nga Istogu Dr. Sci. Besim Mulaj, ka vizituar sot kryetarin e biznesit Agronomi i cili është edhe kryetar i Qendrës së Biznesit në Suharekë, Refki Zogaj.
Mulaj tha se përvoja e tij përbën një pasuri të çmuar për gjeneratat e reja dhe një model që meriton të ndiqet.
Ai potencoi se të njëjtit i premtoi se do të angazhohet në Kuvendin e Kosovës që ky shembull të shërbejë si nxitje edhe për shumë të tjerë nga diaspora.
“Sfidat kanë qenë të jashtëzakonshme, por me përkushtim, punë të palodhur dhe vizion të qartë, Zogaj ka arritur t’ia dalë me sukses” shkruan Mulaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Kisha kënaqësinë të vizitoj një tregim të vërtetë suksesi që vjen nga Sllovenia – Refki Zogaj, pronar i biznesit Agronomi dhe kryetar i Qendrës së Biznesit në Suharekë.
Përvoja e tij përbën një pasuri të çmuar për gjeneratat e reja dhe një model që meriton të ndiqet.
I premtova se do të angazhohem në Kuvendin e Kosovës që ky shembull të shërbejë si nxitje edhe për shumë të tjerë nga diaspora.
Sfidat kanë qenë të jashtëzakonshme, por me përkushtim, punë të palodhur dhe vizion të qartë, Zogaj ka arritur t’ia dalë me sukses.
#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123


