Lajme

“PDK do të dalë e para” – Pse duhet të ta votoni Besim Hasanin në zgjedhjetor e 28 dhjetorit

12/25/2025 17:32
nga:G B

Është i bindur se PDK do të dalë partia e parë në zgjedhje.

Kandidati për deputet i kësaj partie, Besim Hasani, në një intervistë për Gazeta Blic, thotë se do ta japë kontributin e tij maksimal që kjo të ndodhë.

“Unë jam i bindur që do të dalim partia e parë, me entuziazmin që jam duke e parë me të gjithë ata që po takohem gjatë këtyre ditëve, ata janë të bindur që në mënyrë masive do të dalin në këto zgjedhje dhe do të votojnë në favor të PDK-së, dhe këto janë pritshmëritë jo vetëm të miat por të shumë bashkëqytetarëve por edhe drejtuesve dhe kandidatëve për deputet. Pres një fitore bindëse të PDK-së dhe edhe unë si një i ri në politik do ta jap kontributin tim maksimal që kjo edhe të ndodhë”, ka thënë ai.

Hasani ka renditur arsyet se pse duhet të votohet ai dhe PDK më 28 dhjetor.

“Duhet të na votojnë sepse në krye të PDK-së, ndodhet zotëri Bedri Hamza, një ekspert që i kalon përmasat e Kosovës dhe ka bërë një program jashtëzakonisht të mirë, dhe më lejoni këtu që të ju them që jam ekspert i nivelit ndërkombëtarë për hartimin e planeve strategjike dhe posa ta shoh një program në shpejtësi mundem edhe ta bëjë vlerësimin e saktë, ky program është në tërësi i realizueshëm sepse paraprakisht janë gjetur format si do të grumbullohen paratë të cilat pastaj do të shpërndahen qoftë për rritjen e pagave të të gjithë të punësuarave, krijimin e kushteve më të volitshme, zhvillimin e bizneseve në sektorin privat, rritjen e pensioneve 50% për të gjithë kategoritë, përkujdesjen ndaj të rinjve të cilët duan të studiojnë, është themeluar një fond që do të ketë një vlerë rreth 30 milionë që do ti përmbushë të gjitha kërkesat e të rinjve, që këta mos të kërkojnë rrugë diku tjetër, mos të kërkojnë të dalin nga Kosova por në vendin tonë ti realizojnë aspiratat e tyre akademike dhe pastaj të kontribuojnë për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës”, ka përfunduar kandidati për deputet nga PDK, Besim Hasani./Gazeta Blic/