Dr. Sci Besim Mulaj, kandidat i LDK-së për deputet, ka falënderuar mediat për punën e bërë në fushatë, teksa ka thënë se s’ka qenë vit i lehtë për to, raporton Gazeta Blic.
“Shpesh keni qenë në shënjestër të akuzave dhe epiteteve të padrejta nga kryeministri dhe zyrtarë të tjerë të kësaj qeverie, vetëm pse keni bërë punën tuaj me ndershmëri”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur gazetarë dhe përfaqësues të mediave,
Ju jam thellësisht mirënjohës për punën e shkëlqyer dhe profesionale që po e bëni në raportimin e drejtë gjatë kësaj fushate. E di mirë që për ju dhe familjet tuaja ky nuk ka qenë një vit i lehtë. Shpesh keni qenë në shënjestër të akuzave dhe epiteteve të padrejta nga kryeministri dhe zyrtarë të tjerë të kësaj qeverie, vetëm pse keni bërë punën tuaj me ndershmëri.
Përtej misionit fisnik që keni në një shoqëri demokratike, ju jeni edhe qytetarë të këtij vendi. Me votën tuaj, secili prej jush ka mundësinë të kontribuojë drejtpërdrejt në ndryshimin që i duhet Kosovës më 28 dhjetor.
Kam bindje të plotë se LDK do të jetë zgjedhja juaj, ashtu siç është zgjedhja e shumë qytetarëve që besojnë në demokraci, respekt dhe institucione të forta.
Të punojmë së bashku për të mirën e Kosovës.
#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123


