Ka vdekur babai i Salih Mustafës, Jahja Mustafa pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kjo është konfirmuar për Klankosova nga kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati.
Ndërkohë para disa ditësh Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte njoftuar se Salih Mustafës, i dënuar nga Gjykata Speciale me 15 vite burgim, i ishte refuzuar kërkesa që ta vizitojë babanë i cili kishte qenë në gjendje kritike shëndetësore.


