Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se problemi i energjisë nuk zgjidhet me improvizime, por kërkon plane të mëdha, investime afatgjata dhe vendime të guximshme, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se energjia nuk është luks, por themel për ekonomi, biznese, shkolla dhe jetesë dinjitoze, duke ftuar qytetarët të votojnë për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm.
Postimi i plotë:
Krah një Kosove me rrymë të sigurt, të qëndrueshme dhe të përballueshme?
Problemi i energjisë nuk zgjidhet me arsyetime e improvizime. Ai kërkon plane të mëdha, investime afatgjata dhe vendime të guximshme.
Koha e errësirës, e faturave të paparashikueshme dhe e pyetjeve të përditshme duhet të marrë fund. Energjia nuk është luks, është bazë për ekonomi, biznese, shkolla dhe jetesë dinjitoze.
VOTO 129 që të mos jetojmë më me pyetje si “a erdh rryma?” e “sa t’erdh fatura?”


