Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, ka thënë se nëse do të ishte ende në diasporë, do të ishte pritur me lule më 28 dhjetor nga VV, por ai thotë se u kthye për të kontribuar në demokraci, raporton GazetaBlic.
Ai shprehet i befasuar që tani po e quajnë shërbëtor të oligarkëve.
“Nëse hala isha kon në diasporë, më datën 28, diaspora më kish prit me lule, por u ktheva për me kontribu në demokraci, e tash po më quajnë shërbëtor i oligarkëve”, thotë Salihu.


