Sporti

Agron Kolaj mund të largohet nga Prishtina!

12/24/2025 18:01
nga:Lorik J

Portieri i talentuar kosovar, Agron Kolaj mund të jetë një prej largimeve nga FC Prishtina në merkaton e janarit.

Sot me ndeshjen Drita – Prishtina (2:0) është mbyllur edhe zyrtarisht sezoni vjeshtor dhe tashmë klubet janë në një pushim prej 10 ditësh para se të kthehen për fazën përgatitore.

Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, një prej largimeve tek Prishtina mund të jetë portieri Agron Kolaj, megjithatë ai ka kontratë dhe gjithçka mbetet e hapur, por opsioni për të ndërruar ambient sa shkon e po rritet.

Kolaj nuk ka qenë në fomacionin bazë të Prishtinës që nga ndeshja me Ferizajn, teksa më pas në duelet e tjera në portë ishte Altin Gjokaj.

/GazetaBlic Sport/