Kandidatja e LDK-së për deputete, Rrezarta Krasniqi, ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës për mbështetjen për numrin 123, duke theksuar se me Dr. Lumir Abdixhiku Kryeministër, Kosova do të udhëhiqet me vizion, shpresë dhe punë për zhvillimin e vendit, raporton GazetaBlic.
Postimi i plotë:
Mitrovica na e konfirmoi fuqishëm përkrahjen për numrin 123!
Gjatë tubimit të sotëm morëm energji dhe besim nga mitrovicasit që e duan ndryshimin e madh të 28 dhjetorit.
Me Dr. Lumir Abdixhiku Kryeministër, Kosova do të udhëhiqet me vizion, shpresë dhe punë të mira që do ta zhvillojnë vendin.
Faleminderit për besimin! LDK-ja është shpresa e Kosovës!


