LDK ka program të detajuar dhe të përgjegjshëm, tha kandidati për Kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku nga tubimi në Vushtri.
Sipas tij, po ashtu LDK ka edhe kuadro, profesionistë e njerëz që dinë të qeverisin.
“LDK ka program. Një program të detajuar, të përgjegjshëm dhe të zbatueshëm. Një program që nuk flet në përgjithësi, por me numra. Që nuk premton gjithçka, por premton atë që mund të realizohet. Një program që e sheh Kosovën si shtet, jo si skenë propagande”, theksoi Abdixhiku.


