Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Izet Sadiku, ka folur per keqmenaxhimin e shëndetësisë gjatë kohës se qeverisjes së Vetëvendosjes.
Ai ka thënë se gjatë kësaj qeverisje janë ndërruar tre ministra.
“Kjo që ka pas keqmenaxhim shihet ku ke pasë tre ministra që janë ndryshuar brenda kësaj periudhe, e dyta njëriu që është ndarës i stafit politik dhe stafit administrativ është pjesë e listës së VV-së për deputet, kjo ka tregu që edhe stafi administrativ ka punu me direktiva partike dhe kjo nuk ka qenë në kohën e qeverisjes së LDK-së” – ka thënë ai.
Ai ka thënë se në pozita udhëheqëse për shëndetësi duhet të ketë njerëz profesionist dhe jo partiak.
“Ky sistem i krijuar ku ka shumë ndikim partia, duhet të largohet në shëndetësi.” – ka thënë ai./Paparaci/


