Lajme

Hasani: Përvojën dhe disiplinën që fitova në sport, do ta vë në shërbim të politikës — për një Kosovë që fiton me punë, bashkim dhe vizion

12/23/2025 11:08
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Besim Hasani, kujton momentin kur u nderua me çmimin ‘Urdhri Olimpik”m nga Presidenti i IOC Thomas Bach, i cili thotë se ky vlerësim e përmbyll një rrugëtim që solli pranimin e Kosovës në familjen olimpike dhe medaljen e artë të parë në histori.

Hasani thotë se përvojën dhe disiplinën që ka fituar në sport, do ta vë në shërbim të politikës.

Postimi i plotë:

Në vitin 2021, u nderova me çmimin prestigjioz “Urdhri Olimpik” nga Presidenti i IOC Thomas Bach.

Ky vlerësim përmbyll një rrugëtim që solli pranimin e Kosovës në familjen olimpike dhe medaljen e artë të parë në histori.

Përvojën dhe disiplinën që fitova në sport, do ta vë në shërbim të politikës — për një Kosovë që fiton me punë, bashkim dhe vizion.