Legjenda e Manchester United, Roy Keane, tha pas humbjes 2-1 të “Djajve të Kuq” ndaj Aston Villas se skuadra e Ruben Amorim është një nga më të dobëtat në Premier League në lojën pa top.
Ish-mesfushori shtoi se ekipet më të mira dinë të fitojnë edhe me futboll të shëmtuar, transmeton GazetaBlic Sport.
“Ka shumë lojtarë në këtë ekip që nuk po bëjnë mjaftueshëm. Nuk është vetëm Diogo Dalot. Manchester United ka pësuar gjashtë gola në dy ndeshje. Për çfarë shansesh mund të flasim? Futbolli ka një anë të shëmtuar. Kjo është ajo që bëjnë ekipet më të mira. Mund të fitosh kur luan keq. Duhet të gjesh një mënyrë për ta bërë këtë”, komentoi Keane.
“Manchester United është një nga ekipet më të këqija në Premier League kur bëhet fjalë për të luajtur pa top. Ata janë të mirë me topin, por ajo që ka rëndësi është se çfarë bëjnë pa të. Manchester United është i pakujdesshëm, ata marrin shumë rreziqe dhe jam i lumtur që ndëshkohen për këtë. Më pëlqen kur ekipet që marrin rreziqe dhe i zhgënjejnë tifozët e tyre ndëshkohen”, shtoi ai.
/GazetaBlic Sport/


