Ngjarjet e ditës: 23 dhjetor 2025
10:00
instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mban konferencë për media ku prezanton raportin “Qeverisja e Mirë dhe Sundimi i Ligjit në programet e partive politike (Zgjedhjet e parakohshme parlamentare – 28 dhjetor 2025)”. (Zyrat e IKD-së, Prishtinë)
11:00
Telekomi i Kosovës mban konferencën e fundvitit, ku raporton mbi të arriturat dhe sfidat e vitit 2025. (Telekomi i Kosovës, Prishtinë)
11:00
Institucioni i Avokatit të Popullit mban konferencën e fundvitit, ku do të prezantohet raportimi vjetor, vlerësimi i situatës së të drejtave të njeriut dhe qëndrimet institucionale për çështjet kryesore të vitit që po mbyllet. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës mban mbledhjen e Kuvendit të saj. (Oda Ekonomike të Kosovës, Prishtinë)
13:00
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) organizon ceremoninë e vënies së gurthemelit për ndërtimin e Nënstacionit të ri Malishevë. (Malishevë)
17:00
Aleanca Kosovare e Bizneseve – AKB organizon “Darkën e Beregetit të Kosovës 2025” me rastin e përmbylljes së vitit. (Restaurant “Happy Day”, Fushë Kosovë)
18:00
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim në Suharekë. (Restaurant “Lami”)


