Lajme

Haradinaj: Zhvillimi ekonomik ndërtohet duke qenë krah bizneseve që krijojnë vende pune dhe e lidhin Kosovën drejtpërdrejt me Evropën

12/22/2025 19:24
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njoftoi angazhimin e partisë së tij përkrah sektorit të bizneseve, raporton GazetaBlic.

Ai mori pjesë në takim me kompanitë Kikxxl&evroTarget dhe CubyLink, duke diskutuar ide dhe plane konkrete për energji, BPO dhe procese digjitale, duke theksuar se zhvillimi ekonomik ndërtohet duke mbështetur biznese që krijojnë vende pune dhe lidhin Kosovën me Evropën.