Lajme

IHMK: 26 ditë në vit nën mjegull, Prishtina kryeson listën

12/22/2025 13:49
nga:N K

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se Kosova përjeton mesatarisht 26 ditë me mjegull gjatë një viti.

Sipas të dhënave të IHMK-së, kryeqyteti Prishtinë është qyteti më “mjegullor” me 30 ditë në vit, ndjekur nga Prizreni me 29 ditë. Peja ka 23 ditë mesatarisht, ndërsa Ferizaj 21 ditë me mjegull.

Sipas IHMK-së, periudha më e zakonshme për mjegull është mes muajve dhjetor dhe shkurt, duke përbërë 57% të rasteve të vëzhguara gjatë vitit.

Ky fenomen atmosferik, që ndikon në dukshmërinë dhe temperaturat, është më i zakonshëm gjatë dimrit dhe shpesh krijon pamje magjepsëse, por edhe vështirësi në qarkullim.