Sporti

Dardan Berisha, basketbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

12/19/2025 21:23
nga:Mergim Rreci

Dardan Berisha është zgjedhur basketbollisti më i mirë për vitin 2025.

Federata e Basketbollit të Kosovës, të premten në një gala mbrëmjes, ka zgjedhur më të mirët e vitit që është në ikje.

Basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha është zgjedhur më i miri në konkurrencën e meshkujve, derisa në konkurrencën e femrave më e mira është shpallur Malvina Haziri.

Klubi më i mirë te meshkujt u shpall Trepça, e te femrat, Bashkimi.

Ndërkaq, trajneri më i mirë u shpall Bujar Loci i Rahovecit.