Sporti

Alonso para një testi shumë serioz, Real Madrid përballet me Sevillan

12/19/2025 17:31
nga:Mergim Rreci

Real Madrid e zhvillon nesër ndeshjen e radhës në La Liga.

Do të jetë një tjetër ndeshje që duhet fituar me detyrim nga skuadra e Alonsos, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Karrigia’ e trajnerit spanjoll po ‘lëkundet’ prej disa javësh dhe një dështim i mundshëm në këtë sfidë, ndoshta do të ndikonte që të merrej një vendim për shkarkimin e tij.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 21:00, kurse këto pritet të jenë formacionet:

Real Madrid: Courtois; Valverde, Asencio, Huijsen, F Garcia; Guler, Tchouameni, Bellingham; Rodrygo, Mbappe, Vinicius

Sevilla: Vlachodimos; Carmona, Cardoso, Gudelj, Castrin, Oso; Agoume, Sow, Mendy; Romero, A Sanchez

/GazetaBlic Sport/