Lajme

Zjarr në orët e rrymës në një ndërtesë në Gjilan, disa persona marrin ndihmë mjekësore

12/19/2025 09:39
nga:N K

Në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan, në rrethana ende të panjohura, janë përfshirë nga zjarri orët e rrymës së një ndërtese banimi.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin dhe të parandalojnë përhapjen e tij. Si pasojë e tymit të shkaktuar, disa persona kanë pranuar tretman mjekësor.

“Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan 18.12.2025 – 01:45. Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr janë përfshirë orët e rrymës së një ndërtese. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa disa persona për shkak të tymit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës..