Lajme

Arrestohet një kosovar për shpërlarje parash dhe mashtrim bankar

12/19/2025 09:19
nga:N K

Një person është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme financiare, njofton Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, rasti ka të bëjë me dyshime për shpërlarje të parave dhe mashtrim përmes transfereve bankare, ndërsa i dyshuari është mashkull kosovar. Arrestimi është bërë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar Kosovë–Suedi, ndërsa rasti daton nga 16 marsi i vitit 2022.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

SHPËRLARJE TË PARAVE”Kosovë-Suedi 16.03.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka bërë shpërlarje të parave dhe mashtrim përmes transfereve bankare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.